
Istigfari – Të kërkuarit falje Allahut
Istigfari – Të kërkuarit falje Allahut
Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve, Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Pejgamberin Muhammedit, gjithë familjës së tij dhe gjithë shokëve të tij.
Istigfari është një nga adhurimet më madhështor, ku çdo musliman duhet të mëson rreth këtij adhurimi se si veprohet dhe ç’far vlere ka. Të kërkosh falje tek Allahu don të thotë që të kërkojë njeriu mos ta denojë Allahu për mëkatin që e ka bërë, të mos ta llogarisin atë për të dhe të mos ta demaskojë, por të ia mbulojë atë mëkat duke mos e qortu në ditën e gjykimit.
Pra ky adhurim ka aq lidhje të fortë, që mund të konsiderohet një nga lidhjet më të forta me njëshmërinë. Istigfari vetëm se është përmendur në shumë vende në librin e Allahut: “kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues.“ (El-Bekare:199) Me një tjetër ajet i lavdëron Allahu ata të cilët kërkojnë falje Allahut: „Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.“ (Ali Imran: 17) Gjithashtu tregon Allahu i madhërishëm për besimtarët e mirë duke thënë: „Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).“ (Ali Imran:135) Në tjera ajete na tregon Allahu i lartësuar se ai i cili i kërkon falje Allahut, atij Allahu do të ia falë: „Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.“ (En-Nisa:110)








